
Tirana konkretizoi një tjetër përforcim në prag të nisjes së përgatitjeve për Kupat e Evropës. Pas afrimit të Ardit Tolit nga kampionati grek, bardheblutë firmosën edhe me mbrojtësin maqedonas Kristijan Toshveksi.
Të dy këta futbollistë do të mbulojnë hapësirën e krijuar në prapavijë nga largimi i mbrojtësit Albi Doka. Toshevski do të jetë pjesë e kampionëve për dy sezonet e ardhshme. Kryeqytetasit do të nisin së shpejti përgatitjet për eliminatoret e Champions League, ndërkohë që në fundjavë do të njohin me kundërshtarin e fazës së parë, pas hedhjes së shortit. (A2 Televizion)