
Hellas Verona do të drejtohet nga një trajner shqiptar... të paktën në letra. Verdheblutë humbën në minutat e fundit në ndeshjen delikate ndaj Milanit në fundjavën e kaluar dhe në stolin e tyre ishte ish-mbrojtësi Salvatore Bocchetti.
Tashmë në moshën 35-vjeçare, Bocchetti, ka nisur karrierën si trajner, por ende pa licencë. Në këto kushte, drejtuesit e skuadrës kanë menduar që të nënshkruajnë në këtë post me shqiptarin Dritan Dervishi, i cili është i pajisur me licencën Uefa Pro në Shqipëri, e cila njihet edhe në Itali.
Megjithatë, kjo lëvizje ende nuk është zyrtarizuar, por sërish edhe pse në dokumente do të rezultojë Dervishi trajner, do të jetë Salvatore Bocchetti ai që do të drejtojë skuadrën në të cilën mbylli edhe karrierën e tij si futbollist. (A2 Televizion)