Tirana e nis vrullshëm merkaton e janarit, afron sulmuesin e kombëtares

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 08:26 | Futboll

Tirana njoftoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme afrimin e parë të merkatos së janarit. Bardheblutë arritën marrëveshjen me Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulant Seferi. 

Në deklaratën për shtyp, të klubit të Tiranës lexohet: “Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave, u arrit bashkëpunimi për të pasur në organikën e ekipit tonë 24-vjeçarin”.

Seferi është prej kohësh pjesë e Young Boys, dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos