
Tirana e volejbollit të meshkujve është gati për Kupat e Europës. Pas si rikthyen titullin kampion në shtëpi pas 28 vitesh, kryeqytetasit kanë një tjetër detyrë dhe me të vështirë akoma, ndeshjet e Challange Cup, kompeticionit më të rëndësishëm për ta.
Sezoni i kaluar ishte një sukses më vetë. Ata dominuam ndaj çdo skuadra dhe në fund bënë për vetë një trofe që i mungonte prej kohësh. Në një atmosferë spektakolare dhe emocionuese, skuadra e Arben Sakos mposhti në finale Erzenin dhe u konfirmua si kampione e Shqipërisë.
Ishte kjo shprehja e zakonshme që trajneri Arben Sako i thoshte djemve të tij për t’i motivuar se askush nuk është më i mirë se ata. Dhe historia u shkrua, kryeqytetasit, jo vetëm që nuk kishin rival në parket, por nuk treguan mëshirë për asnjë kundërshtar. 19 ndeshje 19 fitore ishte ky rekordi i regjistruar nga bardheblutë që dhanë dhe një herë sinjale të qarta se ky sport premton shumë, mjafton vetëm pak investim dhe Shqipëria mund të shkëlqejë dhe në arenën europiane. Tirana, kampione e Shqipërisë, do të luajë përballë sllovakëve të Rieker UJS Komarno.
Ky ishte verdikti i shortit të hedhur mesditën e kësaj të marte, në Luksemburg. Pasi njohu kundërshtarin, ekipi kryeqytetas njoftoi edhe datat e sfidave. Ndeshja e parë do të luhet më 13 tetor në transfertë, teksa takimi i kthimit më 20 tetor, në Tiranë. RiekerUJS Komárno nuk është rivali më i thjeshtë i mundshëm.
Vitin e kaluar, ata shkruan historinë, duke u bërë ekipi i parë sllovak që luajti në Champions. Megjithatë, Tirana do të luajë shanset e saj, me synimin që të kualifikohet në turin e dytë, ekuivalent i fazës së 1/16. Një meritë të veçantë dhe shumë të rëndësishëm ka pa diskutim dhe trajneri Arben Sako, i cili besoi te djemtë nga fillimi e sezonit e deri më sot ku kërkesat dhe detyrat ndaj skuadrës janë shtuar.
Gjithçka nisi me Kupën Pavarësia, kupa e parë e përbashkët që bashkonte Shqipërinë me Kosovën. Edhe pse në kuadrin e një miqësoreje, për djemtë bardheblu synimi ishte i qartë. Nëse zbret në parket, fitorja është një detyrim! Por Kupa e Pavarësisë ishte vetëm fillimi i një cikli fituesi. Skuadra e Tirana triumfoi në Kupën e Federatës, për të vijuar me Kupën e Shqipërisë dhe Ligën Gjergj Kastrioti. Trofeu më i rëndësishëm ishte titulli kampion, i cili u kthye në duart e bardhebluve pas 26 viteve mungesë. Një rol të rëndësishëm në krijimin e një skuadre fituese ka padiskutim dhe drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës, Deborah Keci, e cila nuk u lodh për asnjë moment me organizimin e aktiviteteve apo dhe përzgjedhjen e lojtarëve fitues jo vetë në volejboll, por edhe në shumësporte të tjera.
Vëllezërit Martiro janë kthyer në një simbol tani të skuadrës bardheblu. Prej shumë vitesh pjesë e kryeqytetasve, Kristi dhe Ledio, kishin kohë që kërkonin të rikthenin titullin në shtëpi. Një objektiv i vendosur prej kohësh, por i arritur në vitin e fundit.
Vullneti dhe pasioni që këta djem kanë për volejbollin nuk ka nevojë për fjalë. Tirana është gati, djemtë bardheblu janë gati për një tjetër sukses këtë herë jo ndërkombëtare, por në arenën e madhe Challange Cup. Asgjë nuk është e pamundur dhe me shumë punë dhe pak më shumë investim, Tirana beson se do të nderojë volejbollin shqiptar në kompeticion më të rëndësishëm të volejbollit në Europë. (A2 Televizion)