
Mundja kuqezi regjistron një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Mundësi Abakarov është kualifikuar në 1/8 e Botërorit të mundjes. Në kompeticionin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, sportisti çeçen që garon në peshën 57 kg, mposhti kolumbianin Oscar Tigreros me rezultatin 10-0 dhe u kualifikua më tej.
Në raundin tjetër ai do të përballet me kubanin Reineri Ortega një kundërshtar i fortë por jo i pakalueshëm. Pasi fituan medalje ari në Lojërat Mesdhetare dhe medalje bronzi në Europian, ambiciet e mundësit Abakarov mbeten maksimale. Kujtojmë se këtë Botëror, Rusia, vendi që ka më shumë medalje në mundje, është e përjashtuar për shkak të sanksioneve të vendosura pas sulmit ushtarak në Ukrainë. (A2 Televizion)