Zgjidhje në shtëpi, Juventus i’a beson stolin legjendës pa eksperiencë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 19:33 | Futboll
Zgjidhje në shtëpi, Juventus i’a beson stolin legjendës pa

Vetëm disa orë pas vendimit për të shkarkuar trajnerin Maurizion Sarri, Juventusi ka gjetur dhe pasuesin e tij në stol.

Një ndër legjendat e “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo pritet të marrë drejtimin e klubit më të madh italian, i cili prej 9 vitesh e ka “pushtuar” Serie A, por nuk ka mundur të fitojë asgjë në Europë.

Mediat italiane e quajnë të kryer lëvizjen e re të drejtuesve të bardhezinjve, të cilët nuk mundën ta pranonin eliminimin përballë Lyon në raundin e 1/8 të Champions League.

Nëse kjo lëvizje realizohet Pirlo do të jetë trajneri me ngritjen më të shpejtë në detyrë. Pa qenë asnjë ndeshje në stolin e pranverave të Juventus, ai do të marrë drejtimin e ekipit të parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos