
Tirana është mposhtur 3-1 në Turqi nga Besiktas, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League.
Bulut dhe Muleka shënuan dy gola për të mbyllur 2-0 pjesën e parë të ndeshjes, që u dominua nga ekipi turk.
Në pjesën e dytë, hyrja në fushë e Kainës për bardheblutë, që debutoi me Tiranën, solli shkurtimin e diferencës, me brazilianin që përfitoi një pasim fantastik të Haxhiut nga e djathta e sulmit.
Por, në minutën e katërt shtesë, gabimi i portierit Selmani solli golin e tretë të Besiktas, që vulosi takimin. (A2 Televizion)