Premier League, përmbysje e pabesueshme e Tottenham. Manchester United kap Arsenalin

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 10:07 | Futboll
Premier League, përmbysje e pabesueshme e Tottenham. Manchester United kap

Përmbysje e pabesueshme e Tottenham në ndeshjen e javës së 17 të Premier League. Deri në minutën e 95, skuadra e Antonio Conte ishte në disavantazh 2-1 përballë Leicester, por arriti që të shënonte dy gola në harkun e120 sekondave.

Fillimisht, Bergwijn riktheu baraspeshën, pikërisht në fundin e kohës shtesë. Por, kur të gjithë prisnin vërshëllimën finale, arbitri vendosi të rikuperonte edhe disa sekonda lojë.

Aq i mjaftoi mesfushorit holandez që të shndërrohej në heroin e Tottenham, duke realizuar edhe golin e triumfit në të 97-n. Me këtë sukses, Spurs ngjiten në vendin e pestë, vetëm një pikë larg zonës Champions.

Sukses 3-1 jashtë fushe për Manchester United përballë Brentford. Golat e Elanga, Greenwood dhe Rashford në pjesën e dytë i dhanë fitoren “Djajve të Kuq” pas dy ndeshjeve. Me këtë rezultat, skuadra e Ragnick arrin Arsenalin, në vendin e gjashtë të renditjes në Premier League, në kuotën e 35 pikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos