
Ky vit nisi në mënyrën më të mirë për Partizanin, që pas asaj fitoreje 3-0 përballë Egnatias, objektivat janë mëse të arritshme.
“Të kuqtë” e kryeqytetit përballen këtë fundjavë me Kastriotin, ekip që nuk duhet nënvlerësuar, pasi javën e kaluar mundën kampionët në fuqi të Teutës.
I këtij mendimi është edhe futbollisti Egzon Belica, i cili përballë gazetarëve u shpreh se me ardhjen e teknikut të ri, gjërat në skuadër kanë ndryshuar.
Partizani-Kastrioti luhet këtë të shtunë, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. (A2 Televizion)