
Superliga shqiptare ka hyrë në fazë deçizive të kampionatit. Pas fitores 4-1 përballë Laçit, Tirana duket se është kthyer në pretendetin kryesor për të fituar kampionatin. Java e 23 i përplas me kampionët në fuqi të Teutës, të cilët ndodhen shumë larg pritshmërive të sezonit. Megjithatë në prag të sfidës tekniku Orges Shehi nuk i nënvlerësoi aspak djemtë e detit, ndërsa theksoi se çdo ndeshje kërkon më shumë nga skuadra.
Nga ana tjetër, vëmendje të veçantë merr dhe sfida Partziani-Kukësinë Air Albania. Të kuqtë synojnë zonën Europë dhe për këtë kërkojnë të përfitojnë dhe nga momenti jo i mirë që verilindorët po kalojnë.
Trajneri Dritan Mehmeti nuk kërkoi t’u shtojë presionin djemve të tij për këtë u konsideroi duelin me Kukësin si ndeshjen e radhës.
Dy duelet do të luhen në orën 16:45, ndërsa 3 sfidat e tjera janë programuar për tu luajtur të enjten. (A2 Televizion)