Në disa godina të Qytetit Studenti në Tiranë kanë nisur largimet e para, pasi aty do të strehohen për 2 javë disa shtetas afganë.
Një prej studentëve që jeton në godinën nr. 4 shprehet se ai tashmë e ka bërë pagesën, ndaj duhet një zgjidhje e përbashkët.
Edhe në godinën nr. 2 të Qytetit Studenti, në Tiranë, gjithashtu kishin nisur largimet nga kjo ndërtesë. Nga burime jozyrtare pranë Administratës së Qytetit Studenti mësohet se në total do të lirohen 4 godina, që do të jenë në dispozicion për shtetasit afganë që pritet të qëndrojnë aty për një periudhë 2-javore.
Vetë studentët duken mirëkuptues. Zyrtarisht autoritetet e Qytetit Studenti nuk pranojnë të japin informacion, pasi pohojnë se zhvillimet koordinohen nga Ministria e Jashtme. (A2 Televizion)