Tiranë, aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur te “Shkalla e Tujanit”

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 16:14 | Kronikë
Tiranë, aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur te

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel te vendi i njohur si “Shkalla e Tujanit” në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Sipas policisë, shtetasi me iniciale N.K., teksa po lëvizte me makinë në një zonë e cila është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë pasagjeri H.D., 68 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos