
Një breshëri armësh para 30 minuta ka alarmuar dy policitë e qarqeve Fier dhe Vlorë. Rreth orës 20:00 është raportuar në policinë e Vlorës për të shtëna me armë zjarri, ndoshta në fshatrat e njësisë Novoselë.
Por breshëria e armëve ka alarmuar edhe policinë e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk janë konstatuar gëzhoja të armeve, dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.
Ndërkohë, patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por që edhe nga ai krah flitet se të shtënat mund të vijnë nga zona e Vlorës.
Lumi Vjosë dhe konkretisht ura e Mifolit ndan dy qytetet e Fierit dhe Vlorës. Sipas burimeve nga banorë të zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri të rënda automatiku por pa mundur të konstatojnë nga vinte. (A2 Televizion)