
Policia e Shtetit ka shmangur një tjetër atentat me eksploziv mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, pasi një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese u gjet poshtë një makine.
Sipas të dhënave, policia mori informacion se një sasi lënde ekzplozivë ishte vendosur poshtë mjetit të shtetasit Sokol Binaj në lagjen "Hajro Çakërri".
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat anti-eksploziv të Reneas, që bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse e cila ishte e lidhur me një telekomandë dhe gati për të shpërthyer.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)