Dy persona me maska grabisin të moshuarën në Pukë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2020, 11:13 | Kronikë
Dy persona me maska grabisin të moshuarën në Pukë

Grabitet gjatë natës një grua e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës.

Mrik Mark Ndoja, rreth 70 vjeç, është dhunuar nga dy persona të maskuar. Fillimisht, keqbërësit kanë shqyer dyert e banesës. Pasi e kanë dhunuar, e kanë lidhur dhe i kanë grabitur paratë.

Sipas të moshuarës, bëhet fjalë për rreth 1 milion lekë.

Edhe më parë në këtë zonë kanë ndodhur grabitje të të moshuarve që jetojnë vetëm. Asnjë nga rastet nuk është zbuluar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos