Tiranë, shpërthim i fuqishëm përballë Gjykatës

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 21:26 | Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Vasil Shanto”, përballë Gjykatës së Tiranës.

Policia ka bërë të ditur me anë të një deklarate se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati, në rrugën Mihal Popi. Sipas policisë, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në derën e jashtme të një banese në pronësi të shtetasit Vasillaq Starvro. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie, si edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës.

https://youtu.be/cvDg1lIVVtE

N (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos