Të dy me të njëjtin emër, nipi vret gjyshin në Vlorë: “Më nxiu jetën”

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2019, 12:02 | Kronikë
Të dy me të njëjtin emër, nipi vret gjyshin në

Një adoleshent nga Vlora vrau gjyshin e tij 69-vjeçar, për t’i marrë 1 milionë lekë të vjetra që ndodheshin në banesë. Ngjarja ndodhi në orën 20.40 të së mërkurës, kur 16-vjeçari qëlloi me një plumb në kokë gjyshin e tij Vangjel Kapllani dhe më pas ngjarjen e raportoi si grabitje.

Në dëshminë e parë ai tentoi të mashtronte efektivët e policisë. “Isha jashtë me shokët. Kur u ktheva, e gjeta gjyshin mes një pellgu gjaku. Na kishin marrë 1 milionë lekë që kishim në shtëpi”, deklaroi fillimisht adoleshenti.

 Por me kalimin e orëve, ekspertët e policisë saktësuan se 69-vjeçari ishte qëlluar në kokë me një plumb pistolete, tip “zastava”, e cila më pas u sekuestrua, pasi nipi pranoi krimin.

Kapllani ishte goditur në kokë edhe me sende të forta. Gjatë marrjes në pyetje, i mituri pranoi krimin.  “E vrava se më nxiu jetën. Nuk më linte të dilja me shoqërinë dhe as të rrija vonë me shokët”.

Edhe 16-vjeçari mbante emrin e gjyshit të tij,  ndërsa prindërit i kishin vdekur para disa vitesh në një aksident rrugor, ndërsa bashkëshortja e 69-vjeçarin kishte ndërruar jetë para pak muajsh. Ata banonin të dy në një apartament, në lagjen “Rilindja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos