Tjetër aksident në Korçë, motori përplaset me trafikndarësen

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 15:52 | Kronikë

Një tjetër aksident ka ndodhur sërish pasditen e sotme në Bulgarec të Korçës. Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesi i tij është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës. Policia në vendngjarje.

Më herët gjatë ditës së sotme dy aksidente të tjerë u regjistruan në aksin Korçë-Pogradec, me paosjë dy të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos