Tjetër aksident në vend, makina del nga rruga në Mallakastër, ka të plagosur

Nga A2 CNN
16 Korrik 2023, 09:54 | Kronikë
Tjetër aksident në vend, makina del nga rruga në

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njofton se, rreth orës 05:15 të mëngjesit, në fshatin Poçem të Mallakastrës, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar jashtë saj.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur pasagjeri që ndodhej në mjet, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Mallakastër/Informacion paraprak: Rreth orës 05:15, në fshatin Poçem, Mallakastër, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip "Bmw", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Fierit
https://a2news.com/2023/07/16/prag-tragjedie-ne-aksin-lushnje-fier-makina-shperthen-ne-flake-ne-ecje-shpetojne-mrekullisht-shoferi-dhe-dy-pasagjeret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos