Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që ekzekutoi bashkatdhetarin në Selanik

Nga A2 CNN
15 Korrik 2023, 17:02 | Kronikë

Mediat greke kanë identifikuar 45-vjeçarin që ekzekutoi bashkëkombësin e tij shqiptar, Shpëtim Bajrami pranë një pike karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Mësohet se autori është Leonard Kurti nga Elbasani, i cili sot u paraqit para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas vrasjes së 50-vjeçarit.

Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e 13 korrikut. Konflikti nisi në një lokal ku autori dhe viktima ishin duke pirë kafe dhe më pas u përplasën fizikisht në makinën e 45-vjeçarit.

Kurti nga brenda mjetit të tij e qëlloi me 3 plumba Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë prishja e pazareve të drogës midis dy miqve. Sipas mediave greke, 50-vjeçari po nga Elbasani, udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë dhe kishte mbërritur në Selanik vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.

Pasi qëlloi dy herë mikun e tij, Leonard Kurti largua nga vendi i krimit dhe u nis drejt Halkidhikisë. Gjatë rrugës ai hodhi armën, e cila pavarësisht hetimeve të policisë nuk është gjetur, ndërsa mjetin e la në një plazh të zonës.

Pas 24 orësh, mesditën e së premtes, baba i tre fëmijëve u dorëzua në komisariat, i shoqëruar nga avokati i tij.

Nuk kisha ndërmend të vrisja. Më ka kërcënuar me jetë dhe më ka sulmuar”, ka rrëfyer ai në polici, duke përshkruar skenën e vrasjes.

Prokuroria e akuzon 45-vjeçarin për vrasje në gjakftohtësi dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në parburgim edhe për një javë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/14/vrasja-e-50-vjecarit-shqiptar-ne-selanik-dorezohet-autori-me-kercenoi-me-jete/
https://a2news.com/2023/07/14/identifikohet-50-vjecari-qe-u-vra-nga-bashkatdhetari-i-tij-ne-selanik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos