Tjetër kompeticion drejt anulimit për shkak të Covid-19

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 16:50 | Futboll
Tjetër kompeticion drejt anulimit për shkak të Covid-19

Kupa e Afrikës mund të anulohet për shkak të Covid-19. Në një kohë kur e gjithë bota po shkon drejt një vale të pestë pandemie, Konfederata Afrikane e Futbollit po mendon seriozisht anulimin e këtij kompeticioni futbollistik.

Siç raportojnë mediat franceze, me shtimin e varianteve të reja si Omicron, rreziku tek çdo lojtar është dhe më i madh jo vetëm tek kombëtarja që ata luajnë, por edhe tek kampionatet europiane.

E sikur të mos mjaftonte kjo, shqetësim veçanërisht ka dhe nga klubet angleze për lojtarët e tyre pasi futbollistët afrikanë duhet të respektojnë karantinën prej 15 ditësh pas kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një situatë të tillë, Konfederata Afrikane e Futbollit mendon më shumë për anulimin e këtij kompeticioni. Kupa e Afrikës është programuar të mbahet në Kamerun, nga data 9 janar deri në 6 shkurt, dhe siç tregohet, kanë qenë vetë trajnerët e kombëtareve që kanë dashur të mos luajnë, edhe pse ende nuk ka një vendim zyrtar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos