
Bayern Munchen vazhdon të mos ketë mëshirë për kundështarët e tij në Bundesligë. Këtë radhë, ishte Stuttgart ai që pësoi një “manita”, që i shërben bavarezëve për t’u shpallur kampionë dimri.
Protagonisti i ndeshjes ishte Serge Gnabry, me 3 gola të shënuar.
Ekipi i drejtuar nga Nagelsmann e çon në 9 pikë diferencën me vendin e dytë, të mbajtur nga Borussia Dortmund, që të mërkurën do të ketë përballë Greuther Furth.
Ndërkohë, Robert Lewandowski barazoi një tjetër rekord të “Torpedo” Muller. Me dygolëshin e sotëm, polaku e çon në 42 numrin e golave të shënuar në Bundesligë, në një vit të vetëm. (A2 Televizion)