Jo të gjithë e njohin, por numri 10 spanjoll e ka klauzolën 1 miliard euro

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 23:06 | Futboll

Messi, Cristiano Ronaldo, Mbappe dhe Lukaku mund të kenë famën, trofetë dhe fansat për vete, por diçka nuk mund t’ ia heqin një numri 10 deri diku të panjohur për publikun e gjerë të futbollit.

Bëhet fjalë për Sergio Canales, 30 vjeçari yll i ekipit nga Sevija që këtë vit po habit të gjithë me ecurinë në La Liga, ku ndodhen në vendin e tretë, një pikë më pak se bashkëqytetarët rivalë të Sevilla.  

Canales me Cristiano Ronaldo, në 2011

I ardhur në ekip në 2018, pas një karriere ku nuk ka munguar as fanella e Real Madrid dhe Real Sociedad,  këtë vit Canales po përjeton një nga sezonet më të mira, me gola, asist dhe me një lidership të pranuar nga të gjithë, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Për këtë arsyeje, drejtuesit e ekipit të tij i kanë propozuar shtyrjen e kontratës, deri në 2026, duke vënë klauzolën me të cilën kontrata ndërpritet automatikisht në një shifër vërtet të ekzagjeruar, edhe për emra shumë më të njohur, plot 1 miliard euro.

Një shifër aq e madhe aq sa edhe simbolike, nga momenti që asnjë ekip do të mund të paguajë diçka të tillë, dhe që më së shumti është një deklaratë dashurie dhe mirënjohje të Betis ndaj Canales. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos