Aguero heq dorë nga futbolli mes lotësh: Shëndeti, mbi të gjitha!

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 12:47 | Futboll
Aguero heq dorë nga futbolli mes lotësh: Shëndeti, mbi të

Përmes një konference për shtyp në Camp Nou, futbollisti argjentinas, Sergio Aguero, njoftoi tërheqjen e tij të plotë nga futbolli i luajtur, për shkak të problemeve në zemër që iu shfaqën disa javë më parë.

“Përmes kësaj konference dua t’iu informoj se kam vendosur të heq dorë nga futbolli profesionist. Janë momente shumë të vështira, por jam i kënaqur dhe me vendimin që kam marrë. Shëndeti im është mbi të gjitha dhe pas problemit që m’u shfaq një muaj e gjysmë më parë, mjekët më rekomanduan t’i japë fund futbollit”, tha mes lotësh sulmuesi i njohur.

33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona dhe 42 të tjerë me uniformën e Albiceleste.

Minutat e fundit të luajtura nga Aguero para ndalimit të detyruar ishin ato kundër Alavés më 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico më 24 tetor, në Camp Nou, kundër Real Madridit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos