Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 21:03 | Bota
Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mbrëmjen e së premtes pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali.

Sipas raportimeve paraprake një varkë me 41 emigrantë e nisur nga Tunizia është përmbysur duke shkaktura vdekjen e të paktën 3 personave, një prej të cilëve një foshnje.

Menjëherë pas marrjes së sinjalit në ndihmë kanë shkuar motovedetat e rojes bregdetare që kanë nisur një operacion shpëtimi duke evakuuar të gjithë emigrantët e tjerë.

Një fëmijë tjetër është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që prokuroria e Agrigentos ka nisur një hetim për akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos