All - Paragraf - 1
Një tjetër varkë me emigrantë raportohet të jetë mbytur, mëngjesin e së martës, pranë Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave që udhëtonin me të.
Sipas të dhënave paraprake, në anijen me emigrantë udhëtonin 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, ndërkohë që deri në këto momente, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm 9 prej tyre.
All - Paragraf - 3
Në operacion janë përfshirë rojet bregdetare, helikopterë dhe dy anije luftarake, ndërkohë që është ende e paqartë se nga ishte nisur gomonia që u mbyt në ngushticën mes Evias dhe Addros. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2