Tjetër tragjedi në Egje, mbyten 30 emigrantë

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 20:40 | Bota
Tjetër tragjedi në Egje, mbyten 30 emigrantë

Roja bregdetare greke bën me dije se të paktën 30 emigrantë humbën jetën ndërsa 50 të tjerë u shpëtuan pas përmbysjes së një varke në detin Egje, 5 milje larg ishullit Paros.

Të mbijetuarit treguan për mediat greke se në varkë ndodheshin të paktën 80 emigrantë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

5 anije patrullimi, 9 varka private dhe një helikopter i ushtrisë u përfshinë në një operacion kërkim-shpëtimi që zgjati për disa orë.

Të enjten një tjetër anije me 90 emigrantë u mbyt në veri të ishullit Antikythera, ndërsa u regjistruan 7 viktima.

UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, vlerëson se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë këtë vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos