Tjetër tragjedi në familjen e Tina Turner, i vdes djali nga kanceri

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 15:55 | Bota

Një tjetër tragjedi ka tronditur familjen e këngëtares me famë botërore, Tina Turner, pasi raportohet se ka ndërruar jetë djali tjetër i saj, Ronnie Turner, i cili vdiq në moshën 62-vjeçare si pasojë e kancerit.

Sipas mediave britanike, Ronnie luftoi tre javë me radhë sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht ajo ishte në një gradë të avancuar, duke bërë që ai të humbë jetën në pak ditë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se të enjten në mëngjes policia mori një telefonatë urgjente, ku lajmërohej se Ronnie kishte vështirësi në frymëmarrje në banesën e tij.

Ishin banorët dhe të afërmit që i dhanë atij ndihmën e parë, duke i bërë masazh kardiak, por që fatkeqësisht nuk mjaftoi për ta rikthyer atë në jetë.

Ndërkohë, nëna e tij, Tina, ka publikuar një foto bardhezi ku shkruante: “Ronnie, ti e le këtë botë shumë shpejt”.

Tina Turner e lindi djalin e tij të ndjerë, Ronnie kur ishte 18 vjeç, ndërsa babai i tij është saksofonisti, Raymond Hill.

Kjo është tragjedia e dytë që ndodh në familjen Turner, pasi kujtojmë se në vitin 2018, djali 59-vjeçar Craig Turner vrau veten në zyrë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos