
Pa u shuar ende mirë vatrat e zjarrit në Peshtan, një vatër është aktivizuar në Shtyllas. Mësohet se në terren u angazhuan tre zjarrfikëse, ndërsa pranë vatrës ndodhen edhe banesa.
Një nga banorët tregon se është viti i dytë që banesa e tij rrezikohet nga zjarret.
“Ishim në shtëpi, kur dolëm përpjashta, tym nga të katërta anët. I vënë me qëllim që të kullotin bagëtitë, të dalë bari i ri”, u shpreh ai për mediat.
Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe ndodhet edhe pranë varrezave. Banorët dyshojnë se zjarrvëniet janë të qëllimshme për të hapur kullota të reja. (A2 Televizion)