Tjetër zhvillim surprizë, Rusia do të evakuojë civilët nga Kherson

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 19:13 | Bota
Tjetër zhvillim surprizë, Rusia do të evakuojë civilët

Lideri i vendosur nga Rusia në rajonin jugor të Kherson në Ukrain, Vladimir Saldo iu ka bërë thirrje civilëve të largohen nga vendi pas sulmeve të intensifikuara nga forcat ukrainas.

Sipas Saldos, rruga më e mirë e civilëve për të shpëtuar veten është të shkojnë në Rusi dhe për këtë arsye iu kërkoi ndihmë autoriteteve të Kremlinit.

Kjo thirrje më pas u përsërit nga zv/kryeministri rus Marat Khsnullin përmes një mesazhi televizionin shtetëror, ndërkohë që i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kievit i cili mohoi akuzat se po shënjestron civilët.

Ditët e fundit, trupat ukrainase kanë avancuar në rajonin veripërëndimor të Kherson, duke iu afruar qendrës së qytetit.

“Qeveria tashmë ka vendosur të ofrojë asistencë për nisjen e civilëve nga Khersoni për në rajone të tjera të vendit. Ne do të sigurojmë akomodim falas dhe të gjitha gjërat e nevojshme për këdo”, tha mes të tjerash Khusnullin.

Kherson është kryeqendra e vetme që ka rënë në kontrollin e Moskës që në ditën e parë të të ashtuquajturit ‘operacion special’, në 24 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos