“Tkurrja” e Hasit, në qytet po shterojnë njerëzit e aftë për punë

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 12:40 | Sociale
“Tkurrja” e Hasit, në qytet po shterojnë njerëzit e

Emigrimi masiv në vendet e Evropës dhe kryesisht në Angli, ka bërë që Hasi të përjetojë një nga shpopullimet më masive të ndodhura ndonjëherë në atë zonë.

Me një popullsi zyrtare me rreth 22 000 banorë, në Has përllogaritet të jetojnë pak më shumë se 20% e popullatës, pasi 80% e tyre kanë emigruar. Kjo ka bërë që qyteti të vuajë jo vetëm për krahun e punës dhe njerëzit e aftë për punë, por tani po vuan edhe për tregtarë. Vetëm tre prej tyre shikon në atë që mund të quhet tregu i fruta-perimeve. Një prej tyre është Abedini, i cili tregon realitetin që ai përjeton në atë qytet, ku nuk ka më as njerëz për të blerë gjërat e përditshme ushqimore.

“Nuk ka fare punë. Edhe pak, edhe unë do të iki”, tregon Abedini.

Ndërsa banorët e tjerë shprehen se vetëm ndihma e drejtpërdrejtë nga qeveria mund të ndryshojë gjendjen, pasi bashkia nuk ka fuqi për asgjë.

Nëse situata do të vijojë të rrjedhë në këtë mënyrë, atëherë në Has do të mbeten vetëm ata që janë të pamundur për të lëvizur apo udhëtuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos