
Tkurrja e konsumit po shndërrohet në problem për ekonominë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në shkurt, inflacioni zbriti në 1,7%, duke qenë 0,3% më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe poshtë objektivit minimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.
Ajo që vihet re nga të dhënat është një rritje e çmimeve e shportës bazë. E thënë ndryshe, e produkteve që përdorin familjet shqiptare në përditshmërinë e tyre. Rritja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, “Pije alkoolike dhe duhan”.
Rënia e inflacionit përballë rritjes së çmimeve shpjegohet vetëm me tkurrjen e konsumit. E thënë ndryshe, shqiptarët po shpenzojnë më pak për të jetuar. (A2 Televizion)