Një anije turistike ka marrë flakë në Karaburun në orën 4 të mëngjesit të ditës së hënë.
Në bordin e saj ndodheshin 6 persona. Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar.
Personat në bord kanë parë flakët dhe janë hedhur nga anija.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. (A2 Televizion)
