
Tom Doshi bëri një deklaratë të fortë nga Korça, ku prezantoi kandidatin e Partisë Socialdemokrate për këtë qark.
Pasi akuzoi partitë kryesore se kanë ndarë mes njëra-tjetrës zonat se për kë duhet votuar, Doshi u shpreh se synon të paktën 2 mandate në Shkodër dhe 3 në Tiranë pasi ka pritshmëri tek elektorati gri.
"Të gjitha partitë bashkë, sepse në fund bëhen bashkë të trija në darkë mblidhen bashkë dhe kanë ndarë zonat këtu se për kë duhet votuar. Sot ka filluar një luftë e madhe midis partive se kush duhet të dalë të marrë vota me shumë. Pra do marrë Niko, Olta apo kush janë këtu.
Ne të sigurta sot kemi 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë, por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë, sepse pritshmëria është tek elektorati gri, që dhe me sondazhe dalim 30%, që nuk janë të bindur se për cilën forcë politike do të votojnë”, tha Doshi. (A2 Televizion)