
Kryeministri Rama u rikthye të flasë edhe njëherë tjetër për patronazhistët e PS, për të cilët u shpreh se partia që ai drejton nuk do të ishte kjo që është sot pa ata.
“Kjo parti nuk do të ishte pa patronazhistët partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët partia që është sot as Partia Republikane dhe ajo Demokratike në SHBA. Kanë emra të ndryshëm, por bëjnë të njëjtën gjë. Janë rrjeti që takohen me njerëzit e zakonshëm që troket derë më derë dhe që shënon perceptimin për kahun e njërit apo tjetrit. Shënon hallet e tyre dhe unë jam shumë krenar për patronazhistët e PS që ndihmojnë deputetët, kryetarët e bashkive që i ndihmojnë duke iu treguar se çfarë hallesh kanë njerëzit. Sistemi ynë nuk ka ID, por aman ID ishin rrugëve kur mbasi Carlo Bollino i bleu me 15 euro dhe që kishte dalë në kohën e Bujar Nishanit u bllokua faqja. Iu them të gjithëve mos e çani kokën. Iu them dhe atyre që janë të sikletosur, iu them që atë numër e lini kudo që merrni shënime. Ky është një numër si një patentë, si një licencë.
Iu them të gjithëve që kjo është bërë nga Meta bashkë me syrin e veshin bashkë me Saliun e Lulin në vazhdën e skenarëve destabilizues, siç ishte Meta me Saliun bashkë pas autorët e marrjes peng të aeroportit të Tiranës. Ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij. E dini si ia njoh mendjen Ilir Metës? Tani ua them se çfarë po mendon ai edhe pse nuk e kam para. Po bashkëpunova me Pandin iu them ça mendon Meta nesër në të njëjtën orë. O Ilir dëgjo vajzën shko në shtëpi! Je president akoma. Nuk bën vaki kjo çmendi. O Ilir shko në shtëpi. Ta tha mirë vajza o babi mos pi hajde në shtëpi. Ndërsa Grida tha ky është kushëriri i Edi Ramës. E pashë kushëririn, e kishte mjekrën e gjatë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)