“Askush nuk do e pengojë karrierën e tij”, Bumçi: Më 12 dhjetor Basha nuk është më kryetar partie

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 19:55 | Politikë
“Askush nuk do e pengojë karrierën e tij”, Bumçi:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli sërish rreth pritshmërive nga Kuvendi i 11 dhjetorit që është thërritur nga ish-kryeministri Berisha dhe firmat e mbi 4200 delegatëve.

Pasi listoi disa nga vendimet që do të merren në këtë Kuvend, Bumçi deklaroi se më 12 dhjetor Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i PD dhe shtoi se askush nuk do ta pengojë vijimin e karrierës së tij në këtë parti apo të mbështetësve të tij.

“Më 12 dhjetor Basha nuk është më kryetar partie. Asgjë tjetër nuk ndryshon. As vazhdimi i karrierës së tij në PD, është anëtar Kryesie, deputet dhe nuk e pengon askush karrierën e tij politike me rregullat që përcaktohen për të gjithë. Mbështetësit e tij vazhdojnë mbeten në PD. Jepet mundësia e fraksioneve. Projekti i 11 dhjetorit nuk nënkupton z.Berisha dhe të gjithë janë pas tij. Kjo nuk është shtëpi e madhe. Askush nuk duhet të largohet apo të krijojë lëvizje jashtë PD. Madje të rikthehen dhe këta që janë larguar në këto vite. Si ish-kryetar Basha do të vazhdojë karrierën në PD. Por ai do që krizën e tij personale si kryetar partie t’ia kalojë të tjerëve”, tha Bumçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos