
Toptani Shopping Center po feston 5-vjetorin e krijimit. Përgjatë kësaj kohe kjo qendër tregtare ka zhvilluar jo vetëm aftësitë për biznes, por një rëndësi e veçantë i është dhënë edhe argëtimit.
“Toptani është rritur çdo vit me dyqane të reja, me më shumë argëtime, me më shumë dhurata dhe evente nga më të ndryshmet. Toptani vijon të rritet me më shumë klientë dhe me më shumë konsumatorë të rinj”, shprehet Ilda Muka, departamenti i marketingut.
Që në ditën e parë të festimeve, të cilat do të zgjasin deri në mbrëmjen e 7 marsit, organizatorët menduan së pari për fëmijët.
Por aktivitetet kulmojnë nga e premtja e në vijim, ku të rriturit do të kalojë disa orë speciale argëtimi.
“Ne kemi përgatitur 5 ditë evente. Në 5 ditë, konsumatorët mund të gjejnë aktivitete nga më të ndryshmet. Eventi më i rëndësishëm është ai i ditës së premte në Pedonale me këngëtarin Eugent Bushpepa, ku do të shpallen edhe fitues”.
E ndodhur në qendër të Tiranës, Toptani Shopping Center ofron si përherë një gamë të gjerë shërbimesh si dyqane, por edhe ambiente të ndryshme relaksi e argëtimi. (A2 Televizion)