All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv, rrafshohet një qytezë e tërë në Misisipi

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 20:47 | Bota
Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv, rrafshohet një
All - Paragraf - 1

Të paktën 26 viktima, dhjetëra të plagosur, shkatërrim masiv, dhe lagje të tëra të rrafshuara. Është ky bilanci që la pas tornado e fuqishme që goditi shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës.

Në Rolling Fork të Misisipit, qytezë thuajse e fshirë nga faqja e dheut, shtëpitë janë kthyer në rrënoja, e nëpër rrugë ka vetëm automjete të copëtuara, tulla dhe xhama të thyer.

All - Paragraf - 3

Te paktën 10 tornado goditën Misisipin, Albamën dhe Tenesin, duke mbjellë shkatërrim kudo në rrugën e tyre. Në qytezën e Rrollong Forks, erërat i kaluan 270 km në orë.

“Ishte sikur shpërtheu një bombë”, rrëfejnë të mbijetuarit. Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për Misisipin ditën e diel dhe urdhëroi ndihma federale për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.

Ai i përshkroi si tejet të dhimbshme dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Tornado goditi në mesin e natës, ndërsa qytetarët ishin në gjumë dhe nuk i kishin dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve.

All - Paragraf - 6

Shumë vetë tregojnë se sinjali i parë se diçka e tmerrshme po ndodhte ishte zhurma e fortë. Një qytetar i Rolling Fork thotë për BBC se kishte shpëtuar për mrekulli.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të ngjashme. Vrapova në banjë dhe u struka në vaskë. Mendoj që kjo më shpëtoi”, tregon Francisko McNight. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/13/tornado-te-fuqishme-ne-shba-dhjetera-viktima/
https://a2news.com/2023/01/25/pamje-apokaliptike-tornadot-shkaterrojne-ciu-del-perpara-ne-hjuston/
https://a2news.com/2023/02/27/tornadot-shkaterrojne-cdo-gje-ne-shba-te-pakten-12-te-plagosur/
https://a2news.com/2023/03/25/tornado-e-fuqishme-ne-shba-viktima-dhe-shkaterrim-ne-misisipi-banoret-zhduket-qyteti/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos