Tottenham bie sërish, Leicester i shkakton humbjen e dytë radhazi Mourinho-s

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 17:20 | Futboll
Tottenham bie sërish, Leicester i shkakton humbjen e dytë radhazi

Katër ditë më parë ishin në krye të Premier League, por tashmë Tottenham-i i Mourinho-s ka përfunduar në vendin e katërt në kampionat.

Pasi u mundën nga Liverpool-i, “Spurs” morën një goditje edhe më të fortë, pasi Leicester i mposhti 0-2 në Londër.

Një gol me 11-metërsh nga Vardy në pjesën e parë dhe një autogol në të dytën, bën që Mourinho  të merrte një tjetër goditje të rëndë.

Pas 14 javësh, Premier League udhëhiqet nga kampionët e Liverpool me 31 pikë, me 4 më pak Leicester mban vendin e dytë, Everton renditet i treti me 26 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e katërt me 26 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos