
Në Angli, radha ishte e ndeshjeve të Premier League. Manchester City fitoi me rezultat minimal ndaj Brighton dhe sheh tashmë nga afër kreun e klasifikimit. Tre pikët e arta erdhën nga talenti Foden në përfundim të pjesës së parë, me City-n që nuk dha spektakël madje, legjitimoi fitoren edhe me një penallti të humbur në fundin e ndeshjes.
Tottenham në krahun tjetër u ndal sërish. Në ndeshjen kundër Fulham, Spurs nuk shkuan më shumë se barazuan 1-1.
Objektivat madhorë të skuadrës se Jose Mourinhos-s zbehen javë pas jave me Tottenham që nuk arrin përfitojë nga ndalesat e rivalëve. (A2 Televizion)