Tottenham zyrtarizon trajnerin e ri

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 22:42 | Futboll
Tottenham zyrtarizon trajnerin e ri

Nuno Espirito Santo është trajneri i ri i Tottenham. Klubi anglez zyrtarizoi teknikun portugez me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ish-trajneri i Wolverhampton ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Spurs, deri në vitin 2023.

Tottenham ishte pa trajner të përhershëm që kur Jose Mourinho u shkarkua nga drejtuesit e klubit. Në vend të tij, detyrën e trajnerit e mbajti përkohësisht Ryan Mason. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos