“Tre Luanët”, të vetëm në Romë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 13:08 | Futboll

Edhe pse deri në këtë fazë të Europianit, tifozët anglezë i kanë qëndruar pranë kombëtares së “Tre Luanëve”, në çerekfinalen ndaj Ukrainës nuk do të lejohet asnjë tifoz nga Britania e Madhe të udhëtojë në Romë, kur do të luhet më 3 korrik ndeshja në “Olimpico” të Romës.

“Ndeshja e kampionatit Europian më 3 korrik mes Anglisë dhe Ukrainës mund të sjellë rrezik për vendin dhe për këtë arsye për të gjithë personat është e detyrueshme karantina prej 5-ditësh”, tha këshilltari për shëndetësinë në rajonin e Lazio-s, Alessio D'Amato.

Në bazë të këtij vendimi, tifozët që do të niseshin sot për në Romë, do të duhet të qëndrojnë në izolim deri më 4 korrik, një ditë pasi të jetë luajtur ndeshja. Megjithatë, mund të përfitojnë shtetasit anglezë të cilët kanë mbërritur prej ditësh në kryeqytetin italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos