Tradita gjysmë shekullore nuk ndërpritet, italianët zhyten në lumë për Vitin e Ri

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 12:59 | Aktualitet

Një grup italianësh guximtarë, sfiduan temperaturat e janarit, për të festuar sipas traditës ardhjen e Vitit të Ri, duke u zhytur në lumin Tiber në Romë. Siç ndodh tashmë prej 50 vitesh, më 1 janar qindra vetë mblidhen në urën “Cavour” për të parë sesi më guximtarët hidhen në ujë. Këtë vit, vetëm 4 vetë u hodhën nga ura 30 metra e lartë. Më i famshmi prej tyre ishte veterani Maurizio Palmulli, i njohur si Zoti O.K., i cili u hodh i fundit në radhë, sipas zakonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos