Vrasja e tri grave në Tiranë, reagon presidenti: Të veprohet me forcën e ligjit, të ndryshojë realiteti

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 21:20 | Kronikë
Vrasja e tri grave në Tiranë, reagon presidenti: Të veprohet me

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me një deklaratë për mediat, në lidhje me ngjarjet tragjike të kësaj të mërkure, ku Dan Hutra, i arrestuar në mbrëmje nga policia, vrau 3 gra.

Presidenti thekson se duhet luftuar fortë që të ndryshojë realiteti i dhunshëm ndaj gruas në shoqërinë tonë, ndërsa shprehet se ndaj autorit duhet të veprohet me forcën e ligjit.

“Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tri gra janë vrarë e tri të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave!

Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, u shpreh Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos