
Dy persona janë arrestuar nga Policia kufitare pasi po përpiqeshin të kalonin në Portin e Durrësit një sasi municionesh. A.F., 30 vjeç, dhe R.H., 23 vjeç, të dy nga Fieri, u kapën një ditë më parë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobus tip Sprinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës - Bari, në bagazhet e shtetasit R.H., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një karikator automatiku i mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit në bashkëpunim”. (A2 Televizion)