
Një aksion i Policisë së Shtetit kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave të forta ka çuar në shoqërimin e disa personave në Vlorë, të dyshuar për shpërndarjen e kokainës.
Janë lëshuar pesë urdhër arreste, ku tre prej tyre janë ekzekutuar, duke arrestuar personat. Aksioni mësohet se është kryer në bashkëpunim me disa shtete të tjerë.
Sipas burimeve, personat vëzhgoheshin prej kohësh, ndërkohë që operacioni blic ka përfshirë zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Paralelisht, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një seri aksionesh në zonën e lumit të Vlorës si dhe në disa fshatra të bashkisë Selenicë. Nga monitorimi, nga ajri, i forcave të rendit, janë evidentuar dhjetëra “njolla” të dyshuara si plantacione me kanabis. (A2 Televizion)