Atentati në "Don Bosko", targat gjermane lënë në burg Sherrnikun, detajet e gjurmimit të tij

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 15:40 | Kronikë
Atentati në "Don Bosko", targat gjermane lënë në

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Nikoll Sherrnikun, i akuzuar për “krijim të kushteve për të kryer vrasje”.

28 vjeçari nga Fushë-Kuqja dyshohet të jetë personi që ka siguruar targat gjermane të automjetit “BMW” të autorëve të atentatit ndaj lokalit të Fation Muratit në “Don Bosko”.

Në ngjarje e marsit të këtij viti u vra banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë, mes të cilëve një e mitur.

 Sherrniku u shoqërua në gjykatë nga paraburgimi, ku ai qëndronte prej gushtit 2022 për llogari të një mase tjetër “arrest në burg” për një arsenal armësh të gjetura në Lezhë.

Në sallën e gjyqit mohoi akuzën.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen në “Don Bosko”. Kam qenë në burg kur ka ndodhur”, është shprehur i riu.

Por prokuroria bindi gjykatën, për dyshime të arsyeshme të ndihmesës së tij në ngjarje. Gjatë hetimit, të shtrirë edhe në Gjermani dhe Kosovë, prokuroria ka siguruar dëshminë e dy personave, që konfirmojnë marrjen e targave nga Sherrniku në një servis në Gjermani gati dy vite me parë.

Me tej, hetuesit kanë marrë dëshminë e një personi nga Fushë-Kuqja, lidhje miqësore e Sherrnikut.

Ai ka pohuar se Sherrniku i kishte marrë targat në Gjermani me porosi të Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë prej korrikut 2022, pasi i nevojiteshin për t’iu shmangur policisë.

Vetë Sherrniku nuk ka dhënë shpjegime për hetuesit, sekujt ia ka dhënë targat e marra prej tij në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos