Tragjedi në golf, babai gabon goditjen dhe vret vajzën e tij

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 10:35 | Bota

Golfi është normalisht një sport nga më të qetët dhe paqësorët në botë, por të hënën ka qenë sfondi i një tragjedia të paimagjinueshme.

Kellen Hill dhe vajza e tij Aria, vetëm 6 vjeç, ndodheshin në një fushë golfi në Orem, në Utah, ku shkonin përherë nga pasioni që ata kishin për këtë sport.       

Vendndodhja e tragjedisë

Madje Kellen ishte një golfist me një farë eksperience, edhe pse amator. Vajza ndodhej në një golf cart,  mjetin që përdoret për transportin e lojtarëve në fushë, kur një gabim në gjuajtje nga ana e të atit e goditi në grykë mënyrë të pabesueshme, edhe pse ajo ndodhej rreth 45 gradë nga fusha e blertë.   

Aria u transportua me urgjencë në spitalin e Salt Lake City, por nuk mundi të shpëtojë.

Aria Hill, vogëlushja që humbi jetën

Forcat e rendit që po merren me çështjen, përtej dëshpërimit për fatalitetin, nuk mendojnë të ngrejnë akuza kundër babait fatkeq.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos