Tragjedi në Indonezi, mbyten në lumë 11 fëmijë gjatë një ekskursioni me shkollën

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 15:58 | Bota

11 nxënës të një gjimnazi u mbytën në lumë dhe 10 të tjerë u shpëtuan, gjatë një ekskursioni me shkollën, për të pastruar lumin nga plehrat.

Ngjarja tragjike u regjistrua të shtunën në provincën Java, thanë autoritetet lokale. Sipas tyre, 150 studentë nga Shkolla e Mesme Islamike po merrnin pjesë në një aksion për pastrimin e lumtur Cileueur, kur 21 prej tyre rrëshqitën në ujë. “Moti ishte i mirë dhe nuk kishte përmbytje”, tha shefi i skuadrës së kërkim-shpëtimit të zonës, Deden Ridwansyah. “Fëmijët që u mbytën po ishin kapur për dore me njëri-tjetrin. Njëri rrëshqiti dhe tërhoqi edhe të tjerët me vete”.

Banorët e zonës dhe pjesëtarët e skuadrës së shpëtimit thanë se arritën të shpëtonin 10 nxënës, të cilët u dërguan në spital. Sipas raportimeve të mediave lokale nxënësit nuk kishin veshur jelekë shpëtimi, ndërkohë që thuhet edhe se disa prej tyre po përpiqeshin të kalonin lumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos