Tragjedi në një ditëlindje në Miami, vritet me armë zjarri 3-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 20:29 | Bota
Tragjedi në një ditëlindje në Miami, vritet me armë

Një tragjedi ka ndodhur gjatë një ditëlindjeje në Miami të SHBA, ku një fëmijë 3 vjeçar është vrarë me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe një grua.

Policia po heton se çfarë ka ndodhur. Djali i vogël, i cili quhej Elijah LaFrance, vdiq pasi u transportua në spital, ndërsa gruaja 21-vjeçare është në gjendje të qëndrueshme.

Incidenti ndodhi në një apartament banimi. Nga të dhënat paraprake mësohet se personi që hapi zjarrin shpëtoi dhe arriti të humbasë gjurmët e tij. Ai ende kërkohet nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos